Pas shiut vijnë kthjellimet, si parashikohet moti për këtë të shtunë - Gazeta Express
string(67) "pas-shiut-vijne-kthjellimet-si-parashikohet-moti-per-kete-te-shtune"

Pas shiut vijnë kthjellimet, si parashikohet moti për këtë të shtunë

Gazeta Express

29/02/2020 8:24

Pas reshjeve të ditëve të fundit, në Shqipëri moti do të shfaqet i qëndrueshëm. Fundjave nis me mot të kthjellët dhe sipas Meteoalb në orët e pasdites dhe mbrëmjes parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por vijojnë të rriten në mesditë duke luhatur vlerat nga -4°C deri në 15°C.

Lexo Edhe:

Era do fryjë mesatare në toke dhe e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar  dallgëzimi 4 balle.