Pas sherrit për parkimin e vrau me thikë, flet autori Arbër Kote: E bëra për vetmbrojtje - Gazeta Express
string(86) "pas-sherrit-per-parkimin-e-vrau-me-thike-flet-autori-arber-kote-e-bera-per-vetmbrojtje"

Gazeta Express

20/09/2020 13:11

Pas sherrit për parkimin e vrau me thikë, flet autori Arbër Kote: E bëra për vetmbrojtje

Gazeta Express

20/09/2020 13:11

I penduar për krimin e kryer, Arbër Kote ka folur para hetuesve në lidhje me vrasjen e 33 vjeçarit Idajet Dulla.

Pas arrestimit të sotëm, Kote është shprehur se sherri nisi për një parkim. Ai tha se u godit me grushte nga viktima e për vetëmbrojtje, ai e qëlloi me thikë duke e lënë të vdekur.

Lexo Edhe:

 “I kërkova të më lironte rrugën sepse kishte parkuar keq, ai regoi shumë ashpër. Më fyeu dhe më qëlloi me grushte. Për vetëmbrojtje nxora thikën dhe e qëllova pasi më goditi disa herë. Jam penduar që lejova që konflikti të përshkallëzonte, pasi duhet ta kisha toleruar. Por më fyeu dhe shau shume keq.”-tha autori.

Krimi ndodhi ditën e djeshme, teksa Arbër Kote (shofer autobusi) goditi me thikë Idajet Dullën (furnizues i një marketi). Kujtojmë se Kote është djali i ish drejtorit të Burgut të Durrësit, Astrit Kote, i arrestuar më 2016 nën akuzën e favorizimit të lirimit të Lulzim Berishës nga qelia.