Pas rritjes së çmimit të naftës, i riu shkon në punë me kalë - Gazeta Express
string(59) "pas-rritjes-se-cmimit-te-naftes-i-riu-shkon-ne-pune-me-kale"

Fun

Gazeta Express

04/05/2022 15:24

Pas rritjes së çmimit të naftës, i riu shkon në punë me kalë

Fun

Gazeta Express

04/05/2022 15:24

Teksa çmimi i karburanteve vijon të rritet në të gjithë Evropën, njerëzit po mendojnë për mënyra alternative transporti.

Për të përballuar këtë periudhë të vështirë të krizës energjetike, pas fillimit të luftës në Ukrainë, më 24 shkurt, një i ri francez duket se e ka gjetur një zgjidhje.

Lexo Edhe:

21-vjeçari Louis Zenex, i cili ndaloi së udhëtuari me makinë pasi nuk po përballonte çmimin e lartë të naftës, tashmë ai shkon në punë çdo ditë me kali.

I riu ka folur në mediet vendase për vendimin se si mori iniciativën për të shkuar në punë me kalë. Ai tha se kali ishte zgjedhja më e mirë që ai bëri për të kursyer para.

“Më merr më pak se një orë për të shkuar në punë. Unë ndjek rrugën normale ku kalojnë makina dhe kali im është mësuar tashmë me makina. Nëse ka mjegull, vendos një jelek të verdhë dhe një shenjë fosforishente në bishtin e kalit në mënyrë që të dukemi në rrugë”, tha 21-vjeçari.