Pas Putinit, edhe Trumpi do të flasë sot për vaksinën anti-koronavirus - Gazeta Express
string(69) "pas-putinit-edhe-trumpi-do-te-flase-sot-per-vaksinen-anti-koronavirus"

Pas Putinit, edhe Trumpi do të flasë sot për vaksinën anti-koronavirus

Gazeta Express

11/08/2020 14:26

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të japë informacione rreth përpjekjeve për zbulimin e një vaksine kundër koronavirusit më vonë gjatë ditës së martë.

Lajmin për konferencën e kreut të Shtëpisë së Bardhë e bëri të ditur këshilltarja Kellyanne Conway.

Lexo Edhe:

Njoftimi për konferencën e presidentit amerikan erdhi pak orë pasi Rusia njoftoi se ka miratuar për përdorim një vaksinë kundër virusit të ri, duke u bërë shteti i parë në botë që merr një vendim të tillë.

“Presidenti do të ofrojë një përditësim lidhur me vaksinën këtu në Shtëpinë e Bardhë sot dhe jam e sigurt se do ta bëjë këtë në një konferencë të hapur për medie dhe ndoshta edhe në deklaratën e shkurtër për gazetarë sot më vonë”, tha Conway në një intervistë për televizionin Fox News.

Vaksina është testuar deri më tani vetëm në disa njerëz, ndërkohë gazeta gjermane thotë se miratimi i vaksinës në një fazë të hershme bie ndesh edhe me kriteret ndërkombëtare.