Pas përplasjes makina shpërtheu në flakë, shoferi u dogj i gjallë brenda saj - Gazeta Express

Pas përplasjes makina shpërtheu në flakë, shoferi u dogj i gjallë brenda saj

Ballina

Gazeta Express

19/10/2019 21:57

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në autostradën Tiranë-Elbasan.

Një makinë është përplasur me një kamion brenda në tunel dhe si pasoje makina e cila ishte me gas ka shpërthyer dhe drejtuesi është djegur brenda saj.

Shoferi i automjetit tip Seat dyshohet se ka bërë një parakalim të gabuar dhe si pasojë është përplasur me një kamion. 

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.