Pas paralajmërimeve për protestë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim përpunuesit e qumështit.
Takimi ka qenë i mbyllur për media.
Përpunuesit e qumështit kanë paralajmëruar protestën që pritet të mbahet sot, për shkak të pakënaqësive dhe injorimit të kërkesave të tyre për largimin e produkteve me vaj palme.
Në njoftimin e tyre, qumështarët e Kosovës thonë se do të parakalojnë me cisterna të qumështit nga parkingu i Pallatit të Rinisë, nëpër rrugën “Garibaldi”, përskaj Katedrales, te Mensa e Studentëve e deri te objekti i Qeverisë.
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...