Ranë ofendimet dhe u pamë.Kjo shpërfaqi anën tjetër të fshehtë të Zaevit ” multietnik” që lufton për “kauzën ” e përgjithshme informon TetovaSot.
Por ai me partinë e tij kanë dicka për të cilën është vërtetë e tmerrshme dhe nuk përceptohet dot.Si ka mundësi që ata nuk kanë mbështetjen e vet maqedonasve dhe kërkojnë fitoret ti bëjnë me shqiptarët?! Pra qëllimi është tek fitoret politike dhe pushteti pastaj nisin fyerjet e rënda që trazojnë ndjenjat kombëtare te shqiptarët që nuk e durojnë një nëncmim të tillë.
Zaev nuk i kurseu ata që e sollën në pushtet dhe i dhanë mijëra vota.Ky qe ” respekti” i tij që ua ktheu me kaq mosmirënjohje .
Në vend që tu kërkojë falje sic bën gjithnjë pas skandaleve të shumta të tij që e cveshin nga ai politikani ” ndryshe” sic e quan vetveten, ai zhytet akoma më thellë në një gënjeshtër tjetër të madhe dhe të pajustifikueshme.Ai thotë se e ka patur për BDI-në dhe jo për shqiptarët ndërsa tek bomba e fundit nuk dëgjohet askund të thotë BDI.
Por që e keqja të bëhet e përmasave tjera është fakti se ai në këto zgjedhje ka një parti shqiptare pa pyetur si ndjehet sot Bilall Kasami që do kërkojë vota në koalicionin ” mozheme” përcjellë TetovaSot.