Pas ndarjes nga Angelina Jolie, Brad Pitt po shoqërohet tash e sa kohë me këtë aktore


Gazeta Express
21 Nëntor 2019 11:25

Pas ndarjes nga Angelina Jolie, të gjithë janë bërë kuriozë të mësojnë ç’po bëhet me jetën private të Brad Pitt.

Së fundmi u përhap lajmi se aktori ishte në një lidhje dashurie me yllin e “Arrested Development”, Alia Shawkat.

Shawkat dhe Pitt u panë duke marrë pjesë në Galerinë Wilding Cran gjatë fundjavës, dhe gjithashtu në shfaqjen e komedianit Mike Birbiglia në Los Angeles, në tetor.

Jo vetëm kaq, por Pitt dhe Shawkat gjithashtu morën pjesë në një shfaqje të Ethan Cohen në LA në shtator dhe u panë duke u larguar me të njëjtën makinë.

Mirëpo, teksa të gjithë mendonin se mes tyre ka nisur një romancë, burime për “People” i kanë mohuar këto lajme.

Ata kanë treguar se Brad dhe Alia janë vetëm miq të mirë dhe se aktori nuk është ende gati të nisë kaq shpejt një marrëdhënie të re.

Te fundit


Kthehu lart