Pas Muriqit, edhe dy futbollistë tjerë të Kosovës shënojnë gola të ‘çmendur’ - Gazeta Express
string(73) "pas-muriqit-edhe-dy-futbolliste-tjere-te-kosoves-shenojne-gola-te-cmendur"

Pas Muriqit, edhe dy futbollistë tjerë të Kosovës shënojnë gola të ‘çmendur’

Gazeta Express

25/01/2020 22:41

Fiutbollistët shqiptarë kanë pasur një natë shumë të mirë në futbollin evropian.

Pas Vedat Muriqit, Florent Hasanit dhe Idriz Voca kanë realizuar.

Lexo Edhe:

Hasani ka realizuar një super gol në fitoren e Diosgyori VTK ndaj Zalaegerszeg me rezultatin 3:1.

Hasani pasi pranoi një top në krahun e djathtë avansoi bukur drejt zonës dhe me një goditje të saktë nga 15 metra e qëlloi këndin e djathtë të portës për të realizuar një gol tejet të bukur.

Gol të bukur ka shënaur edhe Idriz Voca.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës ka shënuar në ndeshjen Zurich – Luzern.

Schonbachler shënoi në minutën e 5-të për epërsinë e Zurich.

Kurse, golin e barazimit e shënoi Voca në minutën e 13-të.

Voca shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga jashtë zone, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit.