Pas Metës, Basha do takohet edhe me ambasadorin e Bashkimit Europian - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

19/11/2019 13:06

Pas Metës, Basha do takohet edhe me ambasadorin e Bashkimit Europian

Ballina

Gazeta Express

19/11/2019 13:06

Pas takimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe aleatëve të tij me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, pritet që në selinë e PD-së të shkojë pas pak minutash për një takim edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca.

Pritet që theksi i bisedës të vihet tek klima politike, e cila në fakt duket se po agravohet më tej, sidomos për procesin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ku palët akuzojnë njëra tjetrën për kapjen e këtij institucioni.