Pas Malit të Zi, edhe Greqia mbyll kufijtë me Serbinë - Gazeta Express
string(52) "pas-malit-te-zi-edhe-greqia-mbyll-kufijte-me-serbine"

Pas Malit të Zi, edhe Greqia mbyll kufijtë me Serbinë

Gazeta Express

05/07/2020 19:37

Greqia vendosi të mbyllë kufijtë me Serbinë nga data 6 korrik deri në 15 korrik.

Sipas medies serbe Novosti, këtë e ka konfirmuar vetë Ministri i Turizmit Rasim Ljajic.

Lexo Edhe:

Ndërkohë mediet greke shkruajnë se qeveria e ka marrë këtë vendim për shkak të shqetësimeve të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Bazuar në analizën e të dhënave epidemiologjike, u vendos që të ndërpritet hyrja e qytetarëve serbë në Greqi nga të gjitha pikat e hyrjes pa përjashtim.

Ndalimi do të hyjë në fuqi nesër, e hënë, 6 korrik, në 6 të mëngjesit, dhe do të zgjasë deri më 15 korrik, tha qeveria greke në një deklaratë.

Siç u shtua, përjashtim nga ky rregull janë udhëtarët me “arsye të veçanta” të cilëve do të lejohen të hyjnë në Greqi.

Kujtojmë që Serbia shpalli gjendjen e emergjencës në vend ditën e premte (3 korrik) duke rikthyer dhe njëherë masat kufizuese për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19.