Pas Londrës, edhe në Madrid protestohet kundër masave kufizuese të pandemisë - Gazeta Express
string(75) "pas-londres-edhe-ne-madrid-protestohet-kunder-masave-kufizuese-te-pandemise"

Gazeta Express

27/09/2020 15:59

Pas Londrës, edhe në Madrid protestohet kundër masave kufizuese të pandemisë

Gazeta Express

27/09/2020 15:59

Qindra njerëz protestuan në Madrid kundër masave për izolim të pjesshëm që janë vendosur në disa pjesë të rajonit, kryesisht në lagjet që janë më të varfra e që kanë dendësi më të madhe të popullsisë.

Që nga 21 shtatori, rreth 850,000 persona janë izoluar në lagjet e tyre dhe nuk kanë të drejtë të largohen, përpos për punë, shkollë apo mjekim, ndonëse kanë të drejtë të lëvizin lirshëm brenda zonave të tyre.

Lexo Edhe:

Parqet në këto zona janë mbyllur, ndërsa restorantet dhe bizneset e tjera kanë të drejtë të operojnë deri në orën 22. Nga e hëna, 167,000 persona tjerë në rajonin me rreth 6.6 milionë banorë do të izolohen nëpër lagjet e tyre, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

“Nuk është izolim, është ndarje” u dëgjuan duke brohoritur protestuesit e mbledhur para kuvendit të qeverisë rajonale të Madridit në distriktin jugor, Vallecas, që është një nga lagjet e prekura nga masat e reja.

Protestuesit bënë thirrje për dorëheqjen e kryetares rajonale, Isabel Diaz Ayuso, e cila u kritikua pasi tha se stili i jetesës së njerëzve në zonat e prekura është pjesërisht shkak për shtimin e rasteve të koronavirusit.