Pas Lirisë, edhe Rizespori kërkon hise në shitjen e Muriqit - Gazeta Express
string(58) "pas-lirise-edhe-rizespori-kerkon-hise-ne-shitjen-e-muriqit"

Pas Lirisë, edhe Rizespori kërkon hise në shitjen e Muriqit

Gazeta Express

21/09/2020 14:02

Klubi turk i kërkon 15 për qind nga shitja e futbollistit kosovar në Lazio. Paraprakisht, Fenerbahçes 5 për qind ia kishte kërkuar edhe Liria, si klub amë i sulmuesit prizrenas

Fenerbahçe ka rënë në hall të madh pas shitjes së Vedat Muriqit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Klubi turk e shiti sulmuesin kosovar në Lazio për 18 milionë euro, plus bonuset.

Një ditë pas shitjes, Liria, si klub amë i futbollistit, e kërkoi 5 për qindëshin e shitjes së përfaqësuesit kosovar.

Ndërsa tash, edhe klubi i tij i fundit, Rizespor, prej nga ishte transferuar vitin e kaluar në kryeqytetin italian, po kërkon hise në shitjen e Muriqit.

Presidenti i Rizesporit, Hasan Kartal thotë se klubit të tij i takojnë 15 për qind nga transferimi i Muriqit.

“Mendoj se Fenerbahçe do të na paguajë këtë shimë pasi t’i marrë paratë nga Lazio”, ka thënë Kartal.

“Nuk e kemi pasur ende një takim zyrtar me Fenerbahçen. Por, e kemi një kuotë prej 15 për qindësh për transferimin e tij të dytë. Nuk besoj se do të dalë ndonjë problem”, vazhdoi presidenti i Rizesporit, i cili e lavdëroi më pas ish-futbollistin e Lirisë.

“Vedati është një djalosh që e duam. Nuk e kam takuar ende, por do ta thërras. Është një djalë pozitiv. Është transferuar në vendin e duhur, është lojtar mjaft i mirë”, përfundoi Kartal. /Gazeta Express/