Pas Librazhdit, Rama pritet me protesta edhe në Patos


Gazeta Express
14 Qershor 2019 16:39

Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama u prit me protesta edhe në Patos.

Pak para nisjes së takimit elektoral, aty ku Rama do prezantojë kandidaten e PS-së për mandatin e tretë Rajmonda Balilaj.

Dhjetëra mbështetës të opozitës janë mbledhur rreth 300 metra larg sheshit qendror të Patosit ku do të zhvillohet takimi i kryeministrit Rama me elektoratin e majtë.

Me vuvuzela në duar dhe pankarta “Rama ik” ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Të pranishëm janë edhe ish-deputetët Luan Baçi dhe Enkelejd Alibeaj, ndërkohë që vihet re një numër i madh efektivësh të policisë.

Kujtojmë që një ditë më parë në Librazhd protestuesit i prenë rrugën eskortës së Ramës.

Te fundit


Kthehu lart