Një fotografi e Zonjës së Parë të SHBA’së ka shkaktuar ringjalljen e një teorie konspirative që qarkullon prej kohësh. Shumë njerëz besojnë se Donald Trump përdor një sozi për të zëvendësuar gruan e tij në dalje të ndryshme publike.
Hashtagu #FakeMelania filloi të bëhej trending në Twitter në fundjavë, kjo pasi u shfaq një foto e Melania Trump që hipte në helikopter për debatin presidencial në Nashville së bashku me presidentin.
Në foto, Zonja e Parë mban syze dielli, por vëzhguesit online theksuan se buzëqeshja dhe dhëmbët e saj dukeshin shumë ndryshe nga pamja e saj e zakonshme.
Kjo teori konspirative nuk është e re. Për disa vite ka pasur spekulime se Trump punëson një njeri për të zëvendësuar gruan e tij kur ajo nuk dëshiron ta shoqërojë atë në udhëtimet e fushatës.
Në të kaluarën, njerëzit kanë veçuar fotografi që tregonin se gjatësia e Melania Trump ishte e ndryshme në foto të ndryshme, si dhe elementë të tjerë të pamjes së saj.
Vetë Presidenti e ka quajtur teorinë “fake news”, por kjo nuk i ka ndaluar njerëzit të spekulojnë dhe të njëjtën gjë bënë edhe së fundmi, pasi fotoja e asaj që thuhet se është Melania po bën xhiron e rrjetit.
Rreth spekulimeve të ‘FakeMelania’, ka komentuar edhe regjisori i filmave, Zack Bornstein, i cili shkroi:
“E vetmja gjë që do të më mungojë nga kjo administratë është ndërrimi i Melanive të reja, duke pretenduar që ne nuk do ta vëmë re.”
Dhe kaq u desh që njerëzit të rikthenin edhe një herë në vëmendje të gjitha Melaniat që kemi parë përkrah presidentit.