Pas katër humbjeve radhazi, Liverpooli e mposht skuadrën e fundit në Premierligë - Gazeta Express
string(79) "pas-kater-humbjeve-radhazi-liverpooli-e-mposht-skuadren-e-fundit-ne-premierlige"

Futboll

Gazeta Express

28/02/2021 22:28

Pas katër humbjeve radhazi, Liverpooli e mposht skuadrën e fundit në Premierligë

Futboll

Gazeta Express

28/02/2021 22:28

Lverpooli i ka dhënë fund serisë tejet negative prej katër humbjeve radhazi në Premierligë, duke e mposhtur 2:0 skuadrën e fundit në tabelë Sheffield United të dielën.

Curtis Jones dhe Roberto Firmino shënuan golat e triumfit të parë të kampionit të Anglisë në Bramall Lane, pas katër disfatave dëshpëruese, tri prej të cilave në shtëpi, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Për kuriozitet, të kuqit ia shkaktuan humbjen e katërt radhazi Sheffield Unitedit.

Skuadra e Jurgen Kloppit ishte e vetëdijshme se pas disfatave ndaj Brighton, Manchester City, Leicester City dhe Evertonit, skuadra e fundit në tabelë ishte treni i fundit për të mbetur në binarë për top katërshe.

Klopp, i cili kohë më parë kishte thënë se skuadra e tij do të luftojë për kualifikim në Ligën e Kampionëve këtë sezon e jo për ta mbrojtur titull, mund të jetë më i qetë tani që Liverpooli është vetëm dy pikë larg vendit të katërt.

Pas një pjese të parë pa gola, Jones e ktheu akullin dhe e kaloi Liverpoolin në epërsi në minutën e 48-të, para se Firmino ta dyfishonte epërsinë në minutën e 64-të.

Për më tepër, kjo fitore është shumë e mirëseardhur për të kuqtë, para takimit të javës së ardhshme kundër Chelseat, një duel i drejtpërdrejt për top katërshe, pasi të kaltrit i kanë vetëm një pikë më shumë se Liverpooli.

Sheffield, ndërkohë, i ka humbur shpresat për mbijetesë, pasi ngel 15 pikë larg zonës së shpëtimit. /Gazeta Express.