Pas JO-së për negociatat, Këshilli Evropian publikon konkluzionet: Çështja e zgjerimit rikthehet në 2020


Gazeta Express
18 Tetor 2019 16:38

Më pak fjalë të shkruara në letër, Këshilli Eurpian ka publikuar këtë të premte konkluzionet e saj mbi dakortësinë e arritur në samitin dy ditor mes liderëve të vendeve të BE-së.

Në lidhje me negociatat, për të cilat as Shqipëria e as Maqedonia e Veriut nuk do t’i gëzojnë, në konkluzion shkruhet se Këshilli do t’i adresojë sërish në pranverën e vitit 2020.

Këshilli Evropian do t’i rikthehet çështjes së zgjerimit përpara të samitit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili mbahet në maj në Zagreb.

Te fundit


Kthehu lart