Pas humbjes në derbi, jep dorëheqje trajneri i Gjilanit - Gazeta Express
string(54) "pas-humbjes-ne-derbi-jep-doreheqje-trajneri-i-gjilanit"

Futboll

Gazeta Express

30/11/2020 14:04

Pas humbjes në derbi, jep dorëheqje trajneri i Gjilanit

Futboll

Gazeta Express

30/11/2020 14:04

Gentjan Mezani nuk është më trajner i Gjilanit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Trajneri nga Shqipëria e ka ofruar dorëheqjen pas humbjes me përmbysje në derbi nga Drita fundjavën që shkoi.

Kryesia e klubit është mbledhur sot dhe ka vendosur ta aprovojë vendimin e Mezanit, i cili me këtë rast nuk do të jetë më në krye të shtabit teknik të “Skifterave”.

Gjilani nuk e ka nisur mirë sezonin e ri të Superligës dhe është larg rezultateve që i kishte arritur sezonin e kaluar, kur përfundoi si nënkampion.

Aktualisht, ky ekip gjendet në pozitën e katërt me 23 pikë, duke i regjistruar 6 fitore, 5 barazime e 3 humbje pas 14 ndeshjesh të zhvilluara. /Gazeta Express/