Pas gjashtë vjetësh lidhje të fshehtë, ndahet çifti i njohur


Gazeta Express
20 Gusht 2019 12:13

Katie Holmes dhe Jamie Foxx i kanë dhënë fund lidhjes së mistershme gjashtë vjeçare.

Aktorja 40-vjeçare dhe aktori 51-vjeçar kanë qenë njëri prej çifteve të Hollywoood-it që kanë qëndruar larg qendrës së vëmendjes mediale dhe në këtë mënyrë edhe janë ndarë para se të niste vera.

Kjo u bë e ditur pasi fundjavën e kaluar Jamie u pa i kapur për duar me këngëtaren Sela Vave gjatë mbrëmjes në Los Angeles.

Mediat e huaja shkruajnë se Katie e kishte dëgjuar këtë dhe i kishte thënë miqve të saj se nuk i intereson ajo se çfarë Jamie bën, duke shtuar se është jeta e tij dhe se ata nuk kishin qenë së bashku për disa muaj.

Një burim tjetër thotë se çifti u nda gjatë muajit maj, disa javë pasi e bënë paraqitjen e tyre të parë së bashku gjatë pjesëmarrjes në Met Gala.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart