Pas gjashtë viteve, ekipi i njohur anglez bie nga Premierliga - Gazeta Express
string(60) "pas-gjashte-viteve-ekipi-i-njohur-anglez-bie-nga-premierliga"

Pas gjashtë viteve, ekipi i njohur anglez bie nga Premierliga

Futboll

Gazeta Express

22/05/2022 19:13

Ka përfunduar në tërësi sezoni 2021/22 në Premierligë. Manchester City është shpallur kampion edhe për këtë edicion.

“Citizens” u renditën në vendin e parë me 93 pikë, një më shumë se Liverpool, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Norwich, Watford dhe Burnley janë tri ekipet që do të garojnë në Championship edicionin e ardhshëm.

Burnley nuk arriti të siguronte mbijetesën, përkundër fitores dhe kështu pas gjashtë viteve, do të bëjë gara në kategorinë e dytë të futbollit anglez.

Në sezonin 2015/16, Burnley u promovua nga Championship, duke u shpallur kampion dhe që atëherë u tregua mjaft stabil në elitë.