Pas gati 2 vjetësh zbulohet misteri se pse tërë fshati mbetej pa sinjal çdo mëngjes në orën 7 - Gazeta Express
string(93) "pas-gati-2-vjetesh-zbulohet-misteri-se-pse-tere-fshati-mbetej-pa-sinjal-cdo-mengjes-ne-oren-7"

Pas gati 2 vjetësh zbulohet misteri se pse tërë fshati mbetej pa sinjal çdo mëngjes në orën 7

Gazeta Express

24/09/2020 11:02

Në fshatin Aberhosan në Wales, çdo mëngjes në orën 7:00 banorët mbeteshin pa sinjal në televizor. Ka 18 muaj që çdo ditë u ndodhte kjo porse askush nuk e dinte pse.

Pas kërkesave të banorëve të fshatit, disa inxhinierë u mblodhën për ta detektuar problemin. U kuptua se faji është te një televizor shumë i vjetër, përcjell BBC.

Lexo Edhe:

Pas 18 muajsh punë në secilën shtëpi, inxhinierët mësuan se në shtëpinë e një banori, ishte një televizor shumë i vjetër, i cili posa lëshohej lëshonte një sinjal, apo zhurmë impulsi të nivelit të lartë që njihet si “rrezatim”, dhe ndërhynte në sinjalin e të gjithë televizorëve të tjerë dhe ua ndalte ata.

I zoti i shtëpisë, i cili kërkoi të mos identifikohej, premtoi se s’do ta përdorte më televizorin derisa ta blejë një të ri.

Inxhinieri Michael Jones tha se “ai dhe familja e tij ranë dakord ta fiknin televizorin e mos ta përdorin më”.