Pas dyndjeve të njerzëve, gjobitet qendra tregtare TEG - Gazeta Express
string(53) "pas-dyndjeve-te-njerzeve-gjobitet-qendra-tregtare-teg"

Pas dyndjeve të njerzëve, gjobitet qendra tregtare TEG

Shqiperi

Gazeta Express

28/11/2020 17:26

Pas pamjeve të djeshme ku njerzit u dyndën në dyqanet e TEG për të mbajtur radhën, për uljet e “Blak Friday” pa respektuar asnjë masë anti-Covid, ka reaguar edhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor.

Në njoftimin e IShSh të bërë publik në faqen e saj në Facebook, bëhet me dije se Qendra Tregtare TEG është gjobitur.

Lexo Edhe:

Njoftimi i Inspektorati Shtetëror Shëndetësor

‘Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vendosur masë administrative, gjobë, ndaj Qendrës Tregtare TEG për moszbatim të protokolleve të sigurisë për parandalimin e COVID-19. Të gjitha qendrat tregtare dhe subjektet e tjera kanë detyrim ligjor zbatimin me përpikmëri të protokolleve për parandalimin e përhapjes së COVID-19.  Ju bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin grumbullimet e panevojshme si dhe të zbatojnë masat për të parandaluar përhapjen e COVID-19.  Mbro veten të mbrosh dhe të tjerët.’