Pas dy vjetësh, rikthehet Leonora Jakupi


Gazeta Express
10 Korrik 2019 16:52

Më në fund, diçka po vjen nga Leonora Jakupi.

Leonora veç se është një këngëtare e dëshmuar, që karrierën e saj e ka nisur qysh në moshë të re.

“Pa asnjë dyshim” është projekti i fundit i këngëtares së mirënjohur Leonora Jakupi, i realizuar dy vite më parë, shkruan “Kosovarja”.Edhe pse për vite radhazi i solli publikut këngë e hite të panumërta këngëtarja bukuroshe vendosi që për pak kohë të largohej nga skena muzikore.

Natyrisht që mungesën e kësaj këngëtareje me një zë të artë e stil të veçantë e kanë ndier edhe fansat e saj.

Duke qenë muzika pjesë e pandashme e jetës së saj sigurisht që Leonora nuk dorëzohet lehtë.

Së fundi, pas kësaj pauze ka paralajmëruar projektin e ri muzikor në bashkëpunim me këngëtarin më të zëshëm të momentit Irkenc Hyka.

Duke pasur parasysh këngëtarët që do sjellin bashkëpunimin, sigurisht që do jetë një super projekt.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart