Pas dy orësh shtyrje të takimit, Këshilli Politik mblidhet për të përmbyllur reformën zgjedhore - Gazeta Express
string(94) "pas-dy-oresh-shtyrje-te-takimit-keshilli-politik-mblidhet-per-te-permbyllur-reformen-zgjedhore"

Pas dy orësh shtyrje të takimit, Këshilli Politik mblidhet për të përmbyllur reformën zgjedhore

Gazeta Express

31/05/2020 19:14

Ka nisur takimi mes palëve për të arritur marrëveshje për reformën zgjedhore. Damian Gjiknuri i PS-së, Oerd Bylykbashi e Petrit  Vasili i PD/LSI-së si dhe përfaqësuesja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari, kanë mbërritur në dyert e pallatit të Kongreseve në Tiranë, teksa kjo e dielë shënon dhe fundin e afatit që palët i kanë vënë vetes për të arritur në një produkt të përbashkët.

Takimi ishte parashikuar në orën 17:00, por në mënyrë të pashpjeguar, mbledhja u shty për dy orë.

Lexo Edhe:

Kujtojmë se deri më tani PD-LSI, maxhoranca dhe opozita parlamentare ende nuk e kanë arritur konsensusin në 3 çështje.

Tre pika janë barrierat që po ndajnë palët nga marrëveshja, depolitizimi i administratës, teknologjia në zgjedhje si dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Për dy të parat ka një përplasje mazhorancë- opozitë, kurse për sistemin më shumë ngulmon Rudina Hajdari e opozitës parlamentare./Express