Pas dorëheqjes së njërës deputete, shuhet Grupi 6 Plus - Gazeta Express
string(48) "pas-doreheqjes-te-njeres-deputete-shuhet-grupi-6"

Pas dorëheqjes së njërës deputete, shuhet Grupi 6 Plus

Gazeta Express

04/06/2020 10:32

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në seancën e sotme të Kuvendit ka bërë të ditur se Grupi Parlamentar 6 Plus nuk ekziston më si grup, shkaku i dorëheqjes nga ky grup i deputetes Zikreta Aliti.

Osmani ka bërë të ditur se përfaqësimi në komisionet parlamentare është gjashtë nga pozita dhe pesë nga opozita.

Lexo Edhe:

“Grupi 6 Plus nuk ekziston më nga data 3 qershor, me këtë i humb të drejtat e përcaktuara me rregulloren e Kuvendit që është përfaqësimi në komisionet parlamentare, përjashtim bën Komisioni për të drejtat dhe interesat e komuniteteve”, ka thënë Osmani.