Pas disa viteve, katër miliardë e njerëzve do të jenë në mbipeshë - Gazeta Express
string(64) "pas-disa-viteve-kater-miliarde-e-njerezve-do-te-jene-ne-mbipeshe"

Pas disa viteve, katër miliardë e njerëzve do të jenë në mbipeshë

Gazeta Express

19/11/2020 13:32

Nëse vazhdojnë trendet e tanishme jo të shëndetshme dietike, më shumë se katër miliardë njerëz vlerësohet se mund të jenë në mbipeshë deri në vitin 2050, raporton Gazeta Express.

Duke paralajmëruar një krizë të paimagjinueshme shëndetësore, ekspertët nga Instituti për Kërkimin e Ndikimit të Ndryshimeve Klimatike në Potsdam, thonë se kërkesa për ushqim mund të rritet me 50 për qind në mes të shekullit.

Lexo Edhe:

Duke siguruar një përmbledhje të ndryshimeve në zakonet e të ngrënit në të gjithë botën nga viti 1965, shkencëtarët përdorën një model të hapur për të parashikuar se si kërkesa për ushqim do t’i përgjigjej rritjes së popullsisë, plakjes, rritjes së indeksit të masës trupore, rënies së aktivitetit fizik dhe rritjes së mbeturinave të ushqimit.

Ata zbuluan se me sjellje të pandryshuara, më shumë se katër miliardë njerëz, ose 45 për qind e popullsisë, do të jenë në mbipeshë deri në vitin 2050.

Sipas këtij modeli, 16 për qind do të ishin obezë.

“Rritja e mbeturinave të ushqimit dhe rritja e konsumit të proteinave shtazore do të thotë që ndikimi mjedisor i bujqësisë sonë do të dalë jashtë kontrollit”, thotë Benjamin Bodirsky, shefi i një hulumtimi, rezultatet e të cilit u botuan në revistën Nature Scientific Reports.

Edhe pse tendencat ndryshojnë nga rajoni në rajon, autorët e studimit arrijnë në përfundimin se zakonet globale të ngrënies po largohen nga një dietë e bazuar në ushqime bimore dhe niseshte në një dietë të pasur me sheqerna, yndyrna, ushqime me origjinë shtazore në të cilat ushqimet e përpunuara industriale janë të shquara.

Në të njëjtën kohë, hulumtimi ka zbuluar se me hedhjen e ushqimit që prodhohet por nuk konsumohet, gati gjysmë miliardi njerëz në të gjithë botën do të ushqehen keq nga gjysma e një shekulli.

“Ka mjaft ushqim në botë, por problemi është që më të varfëritë në planet nuk kanë para për ta blerë”, thotë bashkautori i hulumtimit Prayal Pradhan./Express/