Pas “Coco Jumbo”, Gjiko bën gati këngën e radhës


Gazeta Express
9 Korrik 2019 19:28

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjiko i ka njoftuar fansat e tij se do të vijë me projekt të ri muzikor.

Reperi ka thënë se kënga e re do të jetë bashkëpunim, mirëpo nuk ka treguar se me kë do ta sjellë materialin e ri.

Për më shumë, ai ka kërkuar nga fansat e tij që t’ia qëllojnë se me kënd do të jetë bashkëpunimi.

“Kënga e re do të jetë bashkëpunim. Është hip-hop i pastër, nëse mund t’ia qëlloni me kënd do të jetë?”, ka shkruar Gjiko në përshkrim.

“Coco Jumbo” është projekti më i fundit muzikor i reperit nga Peja që u publikua me videoklip më 28 qershor, përcjell Telegrafi.

Ky projekt tashmë numëron mbi tre milionë shikime në YouTube.

GJIKO – 🌴COCO JUMBO 🌴


Te fundit


Kthehu lart