Pas Brexit, kryeministri firmos edhe divorcin - Gazeta Express
string(44) "pas-brexit-kryeministri-firmos-edhe-divorcin"

Pas Brexit, kryeministri firmos edhe divorcin

Gazeta Express

18/02/2020 19:02

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson i ka dhënë fund martesës së tij me Marina Wheeler, me të cilën nuk bashkëjetonte prej dy vitesh.

Johnson nuk bashkëjetonte me Marinën prej vitit 2018 pas mosmarrëveshjeve për pasurinë.

Lexo Edhe:

Gjatë ditës së sotme u zhvillua një seancë dëgjimore në Londër, ku nuk ishin prezent asnjëri prej tyre, ku gjyqtarja Sarah Gibbons i dha leje Marinës për të aplikuar për një dekret absolut e cila do ti jepte fund martesës së tyre.

Sipas Daily Mail ata kanë rënë dakord që Marinës i takon 4 milion paund nga pasuria e Boris Johnson por ende nuk është bërë asgjë zyrtare.

Çifti ishin të martuar prej 25 vitesh dhe kishin së bashku 4 fëmijë. Ata vendosën që të mos jetonin bashkë pas disa mosmarrëveshjeve për ndarjen e pasurisë dhe pronave të tyre.