Pas betimit tek noteri, Arta Vorpsi kërkesë anëtarëve të Kushtetueses: Më njihni mandatin


Gazeta Express
15 Nëntor 2019 14:44

Një ditë pasi e noterizoi betimin për të marrë postin në Gjykatën Kushtetuese (dhe jo tek Presidenti), Arta Vorpsi i është drejtuar me një kërkesë anëtarëve aktualë të gjykatës duke i kërkuar që të japin një verdikt mbi njohjen e mandatit të saj si anëtarja e zgjedhur e institucionit.

Vorpsi i ka dërguar kërkesë 4 gjyqtarëve Vitore Tusha, Besnik Muçi, Elsa Toskës dhe Fiona Papajorgjit që t’i njohin mandatin si anëtare. Por duke patur parasysh numrin prej 4 anëtarësh dhe ngërçin e krijuar mes Arta Vorpsit dhe Marsida Xhaferllarit (e dekretuar nga Meta si anëtare e Gjykatës), mbetet ende për t’u parë sesi mund të japë një verdikt Gjykata Kushtetuese mbi këtë kërkesë.

Ndërkohë kujtojmë se vetë sekretari i Kushtetueses është shprehur se institucioni do të dalë me një qëndrim zyrtar mbi ngërçin e krijuar nga përplasja mes Presidencës dhe Qeverisë, e cila sot miratoi në parlament një rezolutë ku i kërkohet institucioneve ligjzbatuese (përfshi dhe Kushtetuesen) që të mos njohin dekretimin e Metës (Marsida Xhaferllarin)./Express

Te fundit


Kthehu lart