Pas atij në Kosovë, Sara Hoxha me 'baby shower' luksoz edhe në Gjermani - Gazeta Express
string(68) "pas-atij-ne-kosove-sara-hoxha-me-baby-shower-luksoz-edhe-ne-gjermani"

Pas atij në Kosovë, Sara Hoxha me ‘baby shower’ luksoz edhe në Gjermani

Gazeta Express

17/11/2020 8:03

Sara Hoxhën e surprizojnë me një tjetër ‘Baby Shower’.

Sara, ishte ajo e cila organizoi një ‘Baby Shower’ muajin e kaluar me miqtë dhe familjen por kësaj radhe u befasua me një festë tjetër nga miket e saja, shkruan lajmi.net.

Lexo Edhe:

Bukuroshja është kthyer në një nga emrat më të përmendur në faqet rozë ndër emrat më të komentuar në showbizin shqiptar.

Fjala është për të dashurën e reperit Ledri Vula, Sara Hoxhën, e cila këtë vit ka qenë në shënjestër për shkak të marrëdhënies së saj me artistin shqiptar.

Megjithëse është në pritje të fëmijës së parë, asaj i është organizuar një tjetër ‘Baby Shower’ në Gjermani.

Ajo përmes rrjeteve sociale ndau disa pamje nga festa, në të cilën thotë se kjo u realizua nga disa mikesha të saj në Gjermani.

“Miqtë e mi në Gjermani më surprizuan me një Baby Shower të dytë, kështu që unë duhej të festoja sërish. Sa me fat që jam”, ka shkruar ajo në njërën nga fotografitë.

Pamje nga festa në Kosovë