Pas 9 ditësh vendoset fati i tij, Tahiri sulmon politikanët: Ka prej tyre që kanë vrarë dhe sot janë në krye të politikës


Gazeta Express
10 Shtator 2019 16:39

Pas 9 ditësh Gjykata e Krimeve të Rënda do të marrë një vendim për Saimir Tahirin, nëse ai do të dalë i lirë nga një gjyq që zgjatet prej 2 vitesh, apo nëse për 8 vitet e ardhshme do të jetë në një burg të Shqipërisë.

Këtë të martë pas një seance maratonë, Tahiri doli para mediave me argumentin se prokuroria nuk ka asnjë provë, por përkundrazi gënjen. Përtej argumentave për gjyqin e tij, ai u pyet nëse e sheh rikthimin në politikë, nëse gjykata i jep lirinë duke e shpallur të pafajshëm.

Ja si u përgjigj ish- Ministri i Brendshëm:

 “Kam pritur dy vjet. Do pres edhe datën 19 që gjykata të japë vendim. Unë do merrem me drejtësinë, kjo është betejë. Në këtë vend ka deputetë që kanë vrarë njerëz dhe nuk kanë shkuar as në Prokurori, kurse unë kam dhënë dorëheqje si deputet. Ata që i fshehën drejtësisë, sot janë në politikë. Mua më intereson drejtësia dhe liria. Unë dua të jem i lirë.

Praktika ka treguar se sot i ke në krye ata që kanë akuza për vrasje njerëzish dhe për vjedhje stratosferike. Unë nuk po mendoj për këtë, por për drejtësinë time”, tha Tahiri.

Te fundit


Kthehu lart