Pas 6 orësh Presidenti del nga Specialja, aty do të kthehet edhe nesër - Gazeta Express
string(70) "pas-6-oresh-presidenti-del-nga-specialja-aty-do-te-kthehet-edhe-neser1"

Gazeta Express

13/07/2020 19:22

Pas 6 orësh Presidenti del nga Specialja, aty do të kthehet edhe nesër

Gazeta Express

13/07/2020 19:22

Presidenti Hashim Thaçi pas rreth 6 orësh ka dalur nga objekti i Dhomave të Specializuara. Sipas njoftimeve nga Haga,  Thaçi ka thënë se seanca ka qenë një shkëmbim ndërmjet avokatit të tij Prosper dhe prokurorëve për procedurat.

Prokurorët e Dhomave të Specializuara do të vazhdojnë seancën edhe nesër.

Lexo Edhe:

“Sot dëgjova bisedën juridike mes avokatit dhe prokurores. Nesër do të rikthehem përsëri për ta vijuar këtë proces. Nuk kam asnjë koment tjetër për të bërë sot”, tha shkurt ai.

Lidhur me zgjatjen e intervistimit, ka folur avokati Arianit Koci.

Koci në Frontal të T7 ka thënë se fakti që Thaçi akoma nuk ka dalur nga objekti i Prokurorisë, i bie që ai nuk është mbrojtur në heshtje.

Tjetër arsye se pse Presidenti gjendet akoma në Prokurorinë Speciale në Hagë, mund të jetë ndonjë kërkesë për ndalim të përkohshëm, meqenëse është e paraparë edhe me ligj, por shton se gjasat për këtë janë të vogla.

“Nëse ska pas probleme teknike me pajisje te incizimit ose përkthyes, cështja që intervistimi po vazhdon mund të jetë që Thaçi nuk është mbrojtë në heshtje ose dicka tjetër që s;po dua ta përmend. Mund të jetë ndonjë kërkesë për ndonjë ndalim të përkohshëm, është e paraparë me ligj, por nuk e besoj që ka ndodh një gjë e tillë. Intervistat ndonjëherë zgjasin më shumë, meqenëse në përfundim janë disa nënshkrime”, ka thënë Koci.