Pas 19 sezonesh, Ellen DeGeneres mbyll emisionin e saj të famshëm - Gazeta Express
string(64) "pas-19-sezonesh-ellen-degeneres-mbyll-emisionin-e-saj-te-famshem"

Rozë

Gazeta Express

13/05/2021 7:14

Pas 19 sezonesh, Ellen DeGeneres mbyll emisionin e saj të famshëm

Rozë

Gazeta Express

13/05/2021 7:14

Ellen DeGeneres shumë shpejt do të mbyllë përgjithmonë emisionin e saj të famshëm “The Ellen DeGeneres Show”. Pas 19 sezonesh dhe më shumë se 3 mijë episodesh një burim për “Daily Mail” ka treguar se Ellen doi japë fund programit, sepse asaj i ka ardhur në majë të hundës me gjithçka.

“Ajo ka premtuar se do të bëjë edhe një sezon tjetër pas këtij dhe do e përfundojë në fund të 2021/2022, në sezonin e 19-të. Shikimet kanë rënë dhe kanë qenë vërtetë të tmerrshme këtë vit dhe Ellen e di se koha e saj ka përfunduar”, kanë thënë burimet.

Lexo Edhe:

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë moderatorja për “Hollywood Reporter”.

“Aq i bukur dhe aq i këndshëm sa është ky program, po kaq nuk është më sfidues”, ka thënë Ellen për “Hollywood Reporter”.

Ellen DeGeneres u përfshi muaj më parë në një skandal të madh, pasi punonjësit e saj e akuzuan se ajo kishte krijuar një ambient toksik në punë. Punonjësit e tanishëm dhe të dikurshëm të emisionit të saj thanë se janë përballur me racizëm, frikë dhe kërcënim. Ata treguan se janë pushuar nga puna pasi kanë marrë leje për probleme shëndetësore ose për raste vakie për familjarët.

Mirëpo pretendimet e ngritura nga punonjësit nuk ndikuan aspak tek moderatorja e famshme dhe ajo rikthye sërish në emisionin e saj. Megjithatë ajo mori përgjegjësi për ato çfarë kishin ndodhur dhe u shpreh se do të trajtonte gjithçka me shumë seriozitet.

“Siç mund ta keni dëgjuar, këtë verë pati akuza për emisionin tonë se ka një mjedis toksik pune dhe nisi një hetim për këtë. Mësova se këtu kanë ndodhur gjëra që kurrë nuk duhet të kishin ndodhur. I marr shumë seriozisht të gjitha ato që janë thënë dhe dua t’i kërkoj shumë falje njerëzve që janë prekur. Unë e di që jam në një pozicion të privilegjuar dhe me pushtet dhe kuptoj që bashkë me këtë pozicion vijnë dhe përgjegjësi. Prandaj unë marr përgjegjësi për gjithçka që ka ndodhur në program.”- u shpreh moderatorja.

Mirëpo e gjithë kjo ngjarje pati një impakt shumë të madh, që u vu re menjëherë në shifrat e teleshikuesve. Ellen DeGeneres ka humbur më shumë se 1 milion shikues pas këtij skandali. Sipas një raporti nga The New York Times, emisioni i moderatores ka rënë me 43%.

Krahasuar me një vit më parë premiera në shtator kishte 2.6 milionë shikues mesatarisht, ndërsa këtë vit ra me 1.1 milion. Kjo arrin në një rënie të dukshme prej 43% të shikueshmërisë për seritë ditore, duke e vendosur atë nën konkurrencë si Dr. Phil (2.5 milion shikues) dhe Live With Kelly dhe Ryan (2.7 milion shikues) – dhe më shumë në përputhje me shfaqjet nga dita- fillestarë televizivë si The Kelly Clarkson Show (1.3 milion shikues) dhe Tamron Hall Show (1.1 milion shikues).