Pas 12 javësh në karantinë, xhudistët i vazhdojnë ushtrimet në Shqipëri, premtojnë suksese të reja - Gazeta Express
string(96) "pas-12-javesh-ne-karantine-xhudistet-i-vazhdojne-ushtrimet-ne-shqiperi-premtojne-suksese-te-reja"

Pas 12 javësh në karantinë, xhudistët i vazhdojnë ushtrimet në Shqipëri, premtojnë suksese të reja

Gazeta Express

04/06/2020 17:26

Ekipi i xhudos pas 12 javëve do të dalë nga izolimi.

Lajmi u konfirmuar nga trajneri, Driton Kuka, me një postim në llogarinë personale në rrjetin social, Facebook.

Lexo Edhe:

Prej nesër, sipas Kukës “ekipi i vetëizoluar do vazhdojë të qëndrojë në shtetin amë Shqipërinë”, raporton Gazeta Express.

Kuka ka falënderuar të gjithë për vullnetin që kanë treguar dhe punën që kanë bërë sportistët gjatë karantinës, kur e gjithë bota ishte izoluar për shkak të COVID-19.

Postimi i plotë i Driton Kukës:

Fiks 12 javë vetëizolim!

Tani do vazhdojmë ndryshe …

Prej neser Ekipi i vetëizoluar do vazhdoj të qëndroj në shtetin amë Shqipërinë,këta djem e vajza do shijojnë bukuritë me vizita në shumë vende!

Do kemi një javë pa ngarkesa të stërvitjeve,një javë në kërkim të qetësisë pas një situate të pazakonshme!

Një javë që do punojmë për mbushjen e baterive nëpërmes pushimit aktiv me përkujdesje për shëndetin mental të këtyre kolosëve të Kombit!

Jam krenar për qëndrueshmëri dhe vullnet për stërvitje edhe atëher kur Bota ishte ndalur,ju su ndalët asnjë moment.

Do vijnë sukseset jam i bindur,siç isha i bindur që do arrini aty ku jeni sot,me medalje të arta Evropiane,Botërore deri te e arta Olimpike!

Krenar …