Partia Socialiste mbështet hapjen e listave në zgjedhje. Rama dhe Balla tregojnë qëndrimin e ri të maxhorancës - Gazeta Express
string(109) "partia-socialiste-mbeshtet-hapjen-e-listave-ne-zgjedhje-rama-dhe-balla-tregojne-qendrimin-e-ri-te-maxhorances"

Partia Socialiste mbështet hapjen e listave në zgjedhje. Rama dhe Balla tregojnë qëndrimin e ri të maxhorancës

Gazeta Express

10/07/2020 13:19

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Grupit të PS-ë, Taulant Balla bëri të ditur se maxhoranca do të mbështesë nismën e deputetëve të opozitës së re, Myslim Murrizit dhe 29 deputetëve për të ndryshuar Kushtetuan dhe për të vendosur listat e hapura në zgjedhjet e ardhshme.

balla

Taulant Balla tha sot se hapja e listave është një kërkesë e qytetarëve, ndaj dhe Partia Socialiste do të vendosë të mbështesë opozitën e re, ndërkohë që tha do të krijohen garancitë për të mos lejuar që në parlamentin e ri të mos jetë vetëm me burra, por të respektohet barazia gjinore.

Lexo Edhe:

Balla: Jeni dëshmitarë kur në maj qershor në 2019, kur amenduam mandatin e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore për të diskutuar ndryshimet në Kod. Por edhe në kuadrin e Komisionit edhe çështjet që lidhen me hapjen e listave, që ka qenë propozim i opozitës parlamentare e që ne si PS kemi thënë se do të flasim pas dakordësimit të çështjeve, që lidhen me kodin zgjedhor. Koha në dispozicion të pjesës së parë të mandatit të Komisionit të Posaçëm shkoi përtej pritshmërive se donim ta mbyllnim në dhjetor të vitit të kaluar.

Sot te Ligjet është bërë diskutimi në parim dhe njoftoj se pozicioni i PS, që u mor dje në mbledhje grupi është që jemi dakord në parim me tre ndryshimet e propozuara. Ndërkohë sikurse kemi bërë sondazhe rezulton që shqiptarët duan jo vetëm votë për partinë dhe kryetarin, por edhe për njërin prej kandidatëve në listën e secilës parti në zgjedhje. Ne e mbështesim në parim nismën e deputetëve të opozitës parlamentare, hap shumë i rëndësishëm drejt demokratizimit të jetës politike në vend edhe pse me definicion partitë e mëdha janë kundër hapjes së listave, por PS është reflektim i asaj që do shumica e shqiptarëve. Mbështesim hapjen e listave.