Partia Konservatore dhe Reformiste Evropiane: PDK ka luajtur rol të rëndësishëm në historinë e Kosovës që nga pavarësia - Gazeta Express
string(118) "partia-konservatore-dhe-reformiste-evropiane-pdk-ka-luajtur-rol-te-rendesishem-ne-historine-e-kosoves-qe-nga-pavaresia"

Partia Konservatore dhe Reformiste Evropiane: PDK ka luajtur rol të rëndësishëm në historinë e Kosovës që nga pavarësia

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

12/02/2021 15:28

Grupimi i djathë i partive evropiane i quajtur Partia Konservatore dhe Reformiste Evropiane, sapo i ka uruar Partisë Demokratike të Kosovës të dalë suksesshëm në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Përmes një publikimi në faqen e tyre, Partia Konservatore dhe Reformiste Evropiane dhe kryetarja e partisë Anna Fotyga, ka thënë se këto zgjedhje ndodhin një kohë vendimtare për Kosovën dhe për Ballkanin e gjerë Perëndimor.

“Është e rëndësishme që zërat konservatorë dhe pro-perëndimorë të dëgjohen në rajon dhe të veprojnë si një forcë ekuilibruese për të sjellë stabilitet në vende si Kosova. Partia Demokratike ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e vendit që nga pavarësia. “, thuhet në deklaratën e saj.

Ky është njoftimi i plotë i Partisë Konservatore dhe Reformiste Evropiane.

Partia Konservatore dhe Reformiste Evropiane i uron Partisë Demokratike të Kosovës, partisë sonë anëtare, suksese në zgjedhjet e ardhshme.

Partia Demokratike është anëtare e Partisë ECR që nga viti 2018. Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Konservatore dhe Reformiste Evropiane, Anna Fotyga tha: “Në emër të Partisë ECR i uroj Partisë Demokratike të gjitha të mirat në zgjedhjet e ardhshme. Këto zgjedhje ndodhin një kohë vendimtare për Kosovën dhe për Ballkanin e gjerë Perëndimor. Është e rëndësishme që zërat konservatorë dhe pro-perëndimorë të dëgjohen në rajon dhe të veprojnë si një forcë ekuilibruese për të sjellë stabilitet në vende si Kosova. Partia Demokratike ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e vendit që nga pavarësia. “,

Në vitin 2019 PDK u bë anëtare me të drejta të plota në Partinë e Konservatorëve dhe Reformistëve të Evropës. Kjo organizatë bashkon partitë politike evropiane që promovojnë parime si liria individuale, sovraniteti kombëtar, demokracia parlamentare, sundimi i ligjit, prona private, qeveria e kufizuar, vlerat tradicionale të familjes, tregtia e lirë dhe konkurrenca e hapur.