Partia e Gëzim Kelmendit: LGBTI-ja rrezikon popullin tonë


Gazeta Express
10 Tetor 2019 10:40

Përmes një komunikate për media, partia e udhëhequr nga Gëzim Kelmendi ka kundërshtuar mbajtjen e Paradës së Krenarisë, raporton Gazeta Express.

Nga kjo parti kanë thënë se kjo paradë nuk paraqet elemente të krenarisë, por, është paradë e turpit dhe si e tillë nuk duhet të organizohet fare në Kosovë.

“Ne Partia FJALA jemi parti konservatore. Edhe ne ashtu sikur edhe partitë tjera konservatore në Bashkimin Europian, Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe kudo në botë jemi kundër martesave të përsonave të gjinisë së njejtë. Ne sikur edhe gjithë partitë konservatore nëpër botë, konsiderojmë se homoseksualizmi, lezbizmi dhe martesat e tyre mes veti rrezikojnë popullin dhe shtetin tonë. Populli ynë dhe shteti jonë Kosova në vitet e pasluftës është duke u përballur me rënie të numrit të popullsisë

Komuniteti LGBT do ta fundos edhe më shumë popullin dhe shtetin tonë, ngase nuk kanë mundësi të lindin fëmijë”, shkruhet në këtë komunikatë. /Express/

Te fundit


Kthehu lart