Parlamenti mblidhet nesër për gjenocidin serb në Kosovë


Gazeta Express
15 Maj 2019 16:56

Kuvendi i Kosovës nesër do të mblidhet në një seancë pleanre ku do të shqyrtohet Propozim-Rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë.

Në mesin e pikave të rendit të ditës së seancës së të enjtes është edhe ajo për krjimin e komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin.

R e n d i  i d i t ë s

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë,
4. Formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë,
5. Vendimi për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish – Fabrika e tjegullave,
6. Vendim për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek Stacioni hekurudhor i Prishtinës,
7. Caktimi i Ditës së Gjenocidit.

Te fundit


Kthehu lart