Parlamenti Evropian aprovon Komisionin e ri të Von der Leyenit


Gazeta Express
22 Nëntor 2019 23:36

Komisioni i ri Evropian, drejtuar nga gjermanja, Ursula von der Leyen do të marrë besimin e deputetëve gjatë votimit të parashikuar të mërkurën në Parlament, konfirmuan sot disa zyrtarë të lartë të grupeve politike.

Von der Leyen mbështetet nga tre grupe të mëdha të Parlamentit, Partia Popullore Europiane (PPE, e djathta pro-europiane – 182 deputetë), Socialistët (154), dhe liberalët e qendrës së Renew Europe (108).

“Von der Leyen do të marrë shumicën, por kjo do të ndodhë pa ne”, deklaroi bashkëpresidenti i grupit të të Gjelbërve, Philippe Lamberts.

Në parim, ajo mund të marrë 444 vota, por shumë përfaqësues të zgjedhur nga tre grupet nuk votuan në favor për zgjedhjen e saj në korrik. Asaj i duheshin të paktën 374 vota, por mori 383, vetëm 9 vota më shumë.

“Mendimi është konfirmuar nga deputetët e grupit socialist. Delegacionet e mëdha si SPD-ja gjermane, PD-ja italiane dhe PSOE spanjolle do të votojnë për inaugurimin e komisionit. Por, dyshimet mbeten tek disa delegacione si francezët dhe rumunët”, theksoi një zyrtar i grupit.

Nëse votimi do të jetë pozitiv, komisioni i ri do të fillojë punën më 1 dhjetor”, theksoi presidenti i Parlamentit, David Sassoli.

Është hera e parë që Komisioni Europian do të drejtohet nga një grua.

Te fundit


Kthehu lart