Parim Olluri: Bota nuk e di që ne qeshim me Nasimin e Gucatin - Gazeta Express
string(61) "parim-olluri-bota-nuk-e-di-qe-ne-qeshim-me-nasimin-e-gucatin1"

Parim Olluri: Bota nuk e di që ne qeshim me Nasimin e Gucatin

Gazeta Express

29/09/2020 21:58

Gazetari Parim Olluri ka thënë në emisionin Pressing në T7 se liderët e OVL-UÇK’së nuk janë seriozë dhe se opinioni publik, sipas tij, nuk merret shumë me ta.

“Bota nuk e di se ne qeshim me Nasimin e Gucatin. Përshembull një gjykatë e huaj të themi nga Zvicra, e konsideron serioze një deklaratë të organizatës së veteranëve. Por realiteti është ndryshe. Ata nuk e dinë se ne qeshim me ta”, tha ai.

Lexo Edhe:

“Kanë vdekur veteranë, kanë bërë vetëvrasje, këta sharlatanë i conin gishtin lartë Aida Dërgutit duke i thënë fute gishtin në gojë e ajo kërkonte vetëm të drejta për veteranët. Këta njerëz janë qesharakë. Me vonë në të njëjtën seance, Daut Haradinaj u tregoi vendin dhe ata nuk bën asnjë zë”, shtoi ai me një deklaratë tjetër në emision. /Express/