Paratë nga “Zhvatja” janë lëshuar në qarkullim


Gazeta Express
22 Gusht 2019 16:06

Ka përfunduar procedura për regjistrimin e mjeteve të konfiskuara nga i dyshuari Boki 13 në rastin “Zhvatja” që dje e ka bërë Prokuroria publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sipas Ligjit, mjetet e konfiskuara pas regjistrimit ruhen në Agjencinë për menaxhim me pronë të konfiskuar deri në hyrje në fuqi të vendimit për tan i të dyshuarin Jovanovski.
Nëse i akuzuari shpallet fajtor, mjetet me vendim të gjykatës do të merren përfundimisht.

Nga Prokuroria për Plusinfo, shtojnë se Jovanovski, nga i cili janë marrë mjetet, për momentin ka hetim edhe për veprën penale “Shpëlarje para dhe të ardhura të tjera” e dënuar kjo në bazë të nenit 273 pika 1 nga Kodi Penal, për shkak se parat nga vepra penale “Pranim të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm” i ka lëshuar në qarkullim si para të fituara në mënyrë legale

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart