Paratë e premierës “No Time to die” do të shkojnë për shoqatat bamirëse të “spiunëve” - Gazeta Express
string(81) "parate-e-premieres-no-time-to-die-do-te-shkojne-per-shoqatat-bamirese-te-spiuneve"

Paratë e premierës “No Time to die” do të shkojnë për shoqatat bamirëse të “spiunëve”

Arte

Gazeta Express

18/09/2021 0:23

Shoqata bamirëse, të cilat mbështesin anëtarët dhe ish anëtarët e agjencive inteligjente, do të marrin fonde nga premiera botërore e filmit të Bond, “No Time to Die”. MI5, MI6 dhe GCHQ bashkë me shoqatat e bamirësisë që mbështesin anëtarët e Forcave Speciale, do të përfitojnë nga ngjarja e yjeve që do të mbahet në Royal Albert Hall më 28 shtator

Në rolet kryesore luajnë Daniel Craig (52), Rami Malek (40) dhe Ana de Armas (33), kurse skenarist është Phoebe Waller-Bridge (36), kurse kënga e filmit është punuar nga këngëtarja e njohur Billie Eilish (19).

Lexo Edhe:

Punëtorët shëndetësor dhe shërbimet civile janë ftuar në tepihun e kuq për të festuar si shenj mirënjohëse për punën e tyre të jashtëzakonshme gjatë pandemisë.

Derisa ka një numër të limituar të biletave që do të jenë për publikun që dëshirojnë ta shohin atë si premier në Royal Albert Hall.

Në këtë grumbull yjesh, në të cilën do të mund të shikoni kampionen e US Open, Emma Reducanu që ka ndërruar fushën e gjelbër për tepihun e kuq, fillojnë serinë e premierave të këtij filmi në 57 qytete të mëdha të globit, përfshirë 10 në Britani dhe Irlandë.

Për dallim nga premierat e mëparshme të 007, nuk do të këtë akces për publikun në ditën e tepihut të kuq apo në zonat e shikimit, por pjesë të ngjarjes do të mund të shikohen nga kanalet zyrtare të 007, kryesisht media sociale, transmeton GazetaExpress.  

Filmi – që është pjesa e 25-të për agjentin sekret dhe hera e fundit që Daniel Craig luan Bond – ishte paraparë që të jepej premier në prillin e vitit 2020 por ishte shtyrë vazhdimisht shkaku i pandemisë Covid-19.

Bond “rekrutohet për ta shpëtuar një shkencëtar të kidnapuar” derisa ai e “gjënë vetveten në ndjekje të një krimineli misterioz me emrin Safin, i cili është i armatosur me një armë të rrezikshme të teknologjisë së re.

Edhe këtë herë, spiuni do të dashurohet në Madeleine Swann, që luhet nga Lea Seydoux, e cila i fsheh atij një sekret të madh që mund ta shkatërrojë agjentin sekret.

No Time to Die, fillimisht tregon agjentin 007 jashtë shërbimit të tij aktiv, ku ai po argëtohet në Xhamajka, por aty shfaqet miku i tij i vjetër, Felix Leiter nga CIA, i cili do t’i kërkojë ndihmë atij. /GazetaExpress/