Parashikimi i motit, temperatura deri në 13 gradë celsius - Gazeta Express
string(56) "parashikimi-i-motit-temperatura-deri-ne-13-grade-celsius"

Shqiperi

Gazeta Express

01/02/2023 8:10

Parashikimi i motit, temperatura deri në 13 gradë celsius

Shqiperi

Gazeta Express

01/02/2023 8:10

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar; në pjesën e parë të ditës do të jetë nën dominimin e moti të kthjellët në ultësirën perëndimore ndërsa me kthjellime dhe vranësira të pakta paraqitet motit në zonat malore. Për sa i përket, pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin e vendit ki në skajin Verior priten reshje të izoluara dhe të pakta dëbore. Gjatë orëve të vona të natës reshjet do të zbresin deri në qendër të territorit.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes por mesdita sjelle një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 13°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Lexo Edhe:

Kosova

Orët e paradites në territorin e Kosovës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë vendin. Ndërsa, mesdita dhe pasditja do të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë Kosovën, KU më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat Veriore dhe Lindore. Temperaturat e ajrit do te jenë të ulëta duke bërë që ngricat të mbeten prezente në të gjithë akset rrugore.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV mbetet në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë në vend kthjellime dhe kalime te pakta vranësirash. Pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme gjatë orëvë të pasdites dhe mbrëmjes, por nuk do të mund të sjellin reshje në territorin e MV. Temperaturat e ulëta si edhe era e ftohtë verilindore do të jenë dy parametrat problematikë në republikën e MV.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti Europian në pjesën më të madhe paraqitet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike,ku masat e ftohta dhe të thata me origjinë lindore do të diktojnë mot të kthjellët POR të ftohte. Temperatura të ulëta do të shënohen në gadishullin Iberik dhe rajonin e ballkanit. Ndërsa Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre paraqiten me reshje dëbore dhe ngrica. Po ashtu, vijon problematike situata e dëborës së dendur dhe stuhive të forta të erës në Europën Lindore dhe pjesërisht atë veriore.