Parashikimi i motit për të premten - Gazeta Express
string(36) "parashikimi-i-motit-per-te-premten-2"

Parashikimi i motit për të premten

Gazeta Express

20/02/2020 23:23

Sipas MeteoAlb, territori I Shqipërisë do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe vranësirat kalimtare në pjesën më të madhe të ditës. Por pasditja dhe mbrëmja i bëjnë më të dukshme vranësirat në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat nga -4°C deri në 14°C.                              

Lexo Edhe:

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në det dallgëzimi 3 ballë.