Parashikimi i motit për këtë të premte, shi dhe “dimër” në orët e mbrëmjes


Gazeta Express
15 Nëntor 2019 9:23

Shqipëria do të vijojë me kthjellime si dhe vranësira të pakta gjatë paradites, por duke iu afruar mesditës do të kemi një zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu në zonat veriperëndimore si dhe zonat jugore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë në zbritje në orët e para të ditës, por një rritje graduale do të sjellin orët e mesditës.

Era do vijojë të fryjë mesatare deri e fortë me një shpejtësi 60 kilometra në orë në drejtimin kryesisht jugor dhe kjo do bëjë që në brigjet e Jonit dhe Adriatikut të krijohet dallgëzimi 5 ballë.

Te fundit


Kthehu lart