Parashikimi i motit për katër ditët e ardhshme - Gazeta Express
string(48) "parashikimi-i-motit-per-kater-ditet-e-ardhshme-2"

Parashikimi i motit për katër ditët e ardhshme

Gazeta Express

29/02/2020 6:55

Në fundjavë intervale më të gjata me diell, temperaturat në rritje. Ditëve të para të pranverës meteorologjike me mot të butë, kohë pas kohe me shi

Pas reshjeve të borës që ranë gjatë ditës së premte, ditën e shtunë mbi rajon do të shtrihen fusha të presionit të lartë që do të favorizojnë mot kryesisht me diell, e rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu sjellin mot më të butë dhe rritje të temperaturave maksimale, bën të ditur Prishtina Weather.

Lexo Edhe:

“Ndërkohë, ditëve të para të pranverës meteorologjike, që fillon më 1 mars, një ciklon do të kalojë nga Adriatiku, i cili nga dita e hënë në vendin tonë sjellë vranësira më të shpeshta dhe herë pas here me reshje të shiu. Në aspektin termik temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme në të dy vlerat ekstreme”, njofton shërbimi i meteorologjisë.

Sipas PW, vlerat ditore të cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, e kohë pas kohe vlerat e çastit do të kalojnë edhe në të pashëndetshme, kryesisht orëve të mbrëmjes.

Parashikimi për periudhën 29 shkurt – 4 mars:

29.02 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica. Gjatë mbrëmjes me vranësira.

1.03 – Paradite kryesisht kthjellët. Ditën më butë me shtim të vranësirave. Vonë në mbrëmje riga lokale shiu.

2.02-3.03 – Butë dhe me erë. Të hënën vranësira dhe intervale me diell, herët në mëngjes dhe paradite vende-vende me reshje të dobëta shiu. Ditën e martë, paradite pjesërisht vranët. Gjatë ditës vranësirat do të shtohen. Pasdite dhe në mbrëmje reshje të dobëta shiu.

4.03 – Butë, kryesisht me vranësira. Herët në mëngjes me shi. Gjatë ditës dhe në mbrëmje kohë pas kohe me shi. Në vise kodrinore-malore borë.

Temperaturat minimale në fundjavë do të luhaten nga -3C deri në -1C, e në fillim të javës do të rriten në 4C deri 6C. Temperaturat maksimale gradualisht në rritje nga 7C, të shtunën, deri në 15C, të hënën.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi dhe jugu 1-9m/s, e nga dita e hënë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga krahu jugor 6-14m/s.

Shtypja atmosferike në rritje, e nga e hëna gradualisht do të pësojë rënie të theksuar nën vlera normale.