Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme - Gazeta Express
string(45) "parashikimi-i-motit-per-dy-ditet-e-ardhshme-5"

Gazeta Express

14/07/2020 17:16

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Gazeta Express

14/07/2020 17:16

Situata meteorologjike të mbetet stabile edhe gjatë ditës së mërkurë.

Vranësira të pakta parashihen kryesisht për gjatë relievit malorë, por edhe në lartësitë mesatare parashihen vranësira të shpërndara.

Lexo Edhe:

Të enjten parashihet të ketë aktivitet të vazhdueshëm të disa elementeve meteorologjike, duke bërë që gjendja në Troposferë të ndryshoj, e pasuar me kushte për reshje shiu.

Reshjet do të jenë intensitetit mesatar dhe vende-vende parashihen edhe shkarkime rrufesh. Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë, prandaj kujdes nga rrezet direkt të diellit, sidomos në orët e mesditës. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira.