Parashikimi i motit në BBC “ndez” rrjetet sociale – dikush me gjasë, luajti me grafikën - Gazeta Express
string(82) "parashikimi-i-motit-ne-bbc-ndez-rrjetet-sociale-dikush-me-gjase-luajti-me-grafiken"

Gazeta Express

18/02/2020 7:49

Parashikimi i motit në BBC “ndez” rrjetet sociale – dikush me gjasë, luajti me grafikën

Gazeta Express

18/02/2020 7:49

Shikuesit e BBC u lanë të shokuar këtë mëngjes pasi në një edicion të parashikimit të motit u shfaqën disa pamje jo të zakonshme.

Sipas medieve të huaja, bëhet fjalë për një edicion që fliste rreth stuhisë Dennis që ka përfshirë Britaninë e Madhe.

Lexo Edhe:

Prezantuesi paraqiti një paralajmërim të autoriteteve rreth motit “të rrezikshëm” për Uellsin Jugor, për shkak të përmbytjeve.

Sidoqoftë, forma se si u paraqit “harta e rrezikut” bëri që disa shikues të mbesin të shokuar.

Shumë reaguan në Twitter për të shprehur dëfrimin e tyre, me disa që riemëruan stuhinë Dennis si “Stuhia Penisi”./Telegrafi/