Paraqitje e shkëlqyeshme e Arti Krasniqit, doli i katërti në “Patra 2019”


load
Gazeta Express
29 Gusht 2019 11:00

Notari Arti Krasniqi për pak nuk arriti të fitojë medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare në Rërë Patra 2019.

Notari ynë doli i katërti në disiplinën 5 kilometra në ujëra të hapura, nga 16 garues pjesëmarrës.

Koha e tij ishte 59 minuta e 49.10 sekonda, vetëm 22 sekonda më shumë se sa medalisti i bronztë, greku Georgios Arniakos.

Dy vendet e para iu takuan italianëve: Andrea Manzi (57.57.20) dhe Marcello Guidi (57.57.8).

“Kam dhënë maksimumin, normal që pasi dola I katërti, jam pak i zhgënjyer që për pak nuk dola i treti, por edhe kjo pozitë është shumë e mirë për mua. Jam i kënaqur me paraqitjen. Gara nuk ishte e lehtë për shkak të valëve që mbretëronin”, deklaroi Arti Krasniqi për “noc-kosovo.org”.

Gara e tij u ndjek nga drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe atë të Federatës së Notit të Kosovës, të cilët po ashtu mbetën të kënaqur me paraqitjen e shkëlqyeshme të Artit, i cili dëshmoi se ka cilësi dhe të ardhme të ndritur.

Arti ditë më parë vendosi të lë Gjermaninë për të përfaqësuar Kosovën. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart