Paraqitje e kënaqshme e Drin Kokajt dhe Era Shalës në Erzurum të Turqisë - Gazeta Express
string(72) "paraqitje-e-kenaqshme-e-drin-kokajt-dhe-era-shales-ne-erzurum-te-turqise"

Paraqitje e kënaqshme e Drin Kokajt dhe Era Shalës në Erzurum të Turqisë

Gazeta Express

19/12/2019 16:05

Dy skitarët që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj, Llozana 2020, Drin Kokaj dhe Era Shala, po i vazhdojnë garat ndërkombëtare.

Lexo Edhe:

Të dy po marrin pjesë në Erzurum të Turqisë, ku po mbahet gara e FIS-it për të rinj.

Drin Kokaj në garën e djeshme të disiplinës sllallom doli i 23-ti nga 50 garues.

Kokaj pati kohën 1:44.15 sekonda në të dyja lëshimet.

Ai sot ishte i pa fat, pasi u diskualifikua gjatë lëshimit të dytë në sllallom të madh.

Era Shala sot garoi në sllallom të madh, ku doli e 18-ta nga 26 garuese.

Pas dy lëshimeve pati kohën 1:40.97 sekonda.

LOD për të Rinj “Llozana 2020” mbahen prej 9-22 janar 2020 në Llozanë të Zvicrës. /Gazeta Express/